21 Dhjetor, 2018 - 6:00 pm
Nuk ka krishtlindje pa “All I Want For Christmas Is You” që dëgjohet në çdo radio apo televizion në këtë periudhë të vitit.
Kënga e dalë në vitin 1994 është futur përseri në Billboard Hot 100, duke u pozicionuar madje në vendin e gjashtë. Ja disa kuriozitete mbi këtë sukses absolut dhe të pabesueshëm të Mariah Carey:
Kënga është realizuar në vetëm 15 minuta, nga Mariah dhe Walter Afanasieff, i cili tha se ndoshta nuk mund të jetë “Liqeni i mjellmave”, por është tepër popullore, sepse është e thjeshtë.
Fillimisht, Mariah nuk donte ta regjistronte, as këngën dhe as albumin për krishtlindje ku bënte pjesë, “Merry Christmas”. Në vitin 1994, albumet për krishtlindje bëheshin nga artistë të mëdhenj në moshë.
Ish-bashkëshorti i Mariah në atë kohë interpretoi Babagjyshin në video. Tommy Mottola shfaqet duke i sjellë Carey një dhuratë dhe largohet me një slitë të kuqe.
Është kënga e dytë me këtë titull. Materiali i Mariah Carey është origjinal dhe nuk ka asnjë lidhje tjetër veç titullit me “All I Want For Christmas is You” të “Vince Vance&The Valiants”, e vitit 1989.
Kjo klasike e krishtlindjes është regjistruar në gusht. Gjithsesi, periudha e verës nuk e pengoi Carey të futej në shpirtin festiv, pasi rrethohej nga pemë krishtlindjeje dhe drita në studio, për të pasur humorin e duhur. U përfol edhe për dëborë, por ra poshtë si ide, pasi ishte e pamundur të realizohej.
Për “All I Want for Christmas Is You” ka tre video muzikore. Ajo klasike që Mariah realizoi për krishtlindjen 1993. Më pas, njëra e frymëzuar nga “The Ronettes”, ku Mariah argëtohet me balerinët dhe një tjetër remiks i animuar./insajderi/ KultPlus.com