Angelina Jolie: Femrat e forta formësohen nga meshkujt përreth tyre

15 Tetor, 2019 - 9:04 am

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie, e theksoi rëndësinë e rolit të mashkullit në formësimin e personalitetit të vajzave të reja.

Ylli i “Maleficent: Mistress of Evil” gjithashtu tha se personazhet femra në filma nuk duhet të paraqiten si fizikisht të rënda në mënyrë që të konsiderohen të forta.

“Mendoj se shumë shpesh në tregimet për femrat e forta aludohet që ato mund t’i rrahin meshkujt ose se janë si meshkuj, ose se nuk kanë nevojë fare për meshkuj,” tha Jolie me rastin e fillimit të shfaqjes së filmit.

Image

Duke e komentuar karakterin e saj nga filmi dhe atë të princeshës Aurora, të cilën e luan Elle Fanning, ajo shtoi, “Që të dyja duhet dhe duam të mësojmë shumë nga meshkujt, shkruan KOHA Ditore. Kështu që mendoj se ky është një mesazh i rëndësishëm për vajzat e reja – ta gjejnë fuqinë e tyre, por t’i respektojnë dhe mësojnë nga meshkujt që i rrethojnë”.

Jolie tha që filmi portretizon lloje të ndryshme të femrave, por edhe meshkuj të jashtëzakonshëm, gjë që është e rëndësishme të theksohet.

“Maleficent: Mistress of Evil” është vazhdimi i filmit të suksesshëm nga viti 2014 “Maleficent”, në të cilin Jolie interpreton me Ed Skrein, Chiwetel Ejiofor dhe Michelle Pfeiffer. / KultPlus.com

Të ngjajshme