2 Dhjetor, 2019 - 7:22 pm
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Anna Oxa, është e vetëftuara speciale e natës së parë të “Këngës Magjike”.
Pasi u bë i ditur mesazhi që do të përcjellë këtë vit “Kënga Magjike” ajo tregoi se është e gatshme të këndojë për të ndihmuar shqiptarët
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Arditi ka bërë të ditur lajmin.
Ai ka publikuar një foto të këngëtares dhe konfirmon pjesëmarrjen e saj, por si publik, për t’iu bashkuar nismës së madhe të Këngës Magjike.
“Anna Oxa, pasi mori vesh tragjedinë e ndodhur më 26 nëntor, më telefonoi dhe më pyeti se ç’do të bëhej me Këngën Magjike. Ajo u emocionua nga misioni dhe pa u menduar, më tha se të mërkurën (4 dhjetor) do të jetë këtu, tek Kënga Magjike. Më tha se do të blej një biletë dhe do të ulem tek publiku duke shtuar se ne artistët, për këtë jemi”,– u shpreh Arditi në emision.
Ndërkohë në Instagram shkruan: “Faleminderit! #ANNAOXA. Pasi për ditë të tëra ka pyetur se si po shkon vendi me situatën e tërmetit, të mërkurën në mbrëmje, do të jetë me ne në natën e parë në @kengamagjikeofficial duke u bashkuar me kauzën e artistëve shqiptarë”.