Ariana Grande merr çmimin ‘Artistja e vitit’: 2018 viti më i keq i jetës sime (VIDEO)

7 Dhjetor, 2018 - 5:59 pm

Ariana Grande ka shkëlqyer mbrëmjen që lamë pas, në ndarjen e çmimeve ‘Billboard 2018’, por fjalimi i saj ka prekur të gjithë.

Këngëtarja tërhoqi çmimin pas një paranteze që shpjegonte të gjitha arritjet e saj për të cilat meritoi titullin ‘Artistja Vitit’. Teksa fliste duke mbajtur çmimin në dorë, Ariana u shfaq e prekur dhe u shpreh: “Është e çuditshme që ky vit është më i miri për karrierën time muzikore, por më i keqi në jetën personale. Këtë nuk po e them për të marrë simpatinë tuaj, por sepse e ndjej.

Me siguri shumë nga ju më shohin në këtë skenë dhe thonë: ‘Wua ajo është artistja e vitit dhe duket që çdo gjë e ka në kontroll’. Në fakt as nuk ja kam idenë çfarë po bëj me jetën time personale. Nëse edhe dikush tjetër që më shikon tani e ndjen të njëjtën gjë dua t’i them që nuk është vetëm”. Duke marrë parasysh faktin që para pak muajsh u nda nga jeta ish-i dashuri i saj dhe pak javë më parë u nda nga i fejuari, gjërat vërtetë nuk po shkojnë mirë për të. /KultPlus.com

Të ngjajshme