27 Janar, 2019 - 9:00 am
Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka thyer rekord në Britani të Madhe me këngën “7 Rings” për më së shumti dëgjime në një javë.
Kjo këngë, po ashtu, ka arritur edhe të jetë e para në listë me 126,000 kopje të shitura, transmeton Koha.net. “7 Rings” është dëgjuar në Britani të Madhe 16.9 milionë herë gjatë javës së kaluar, kështu duke thyer rekordin e Mariah Careyt e cila në dhjetor të vitit të kaluar kishte shënuar 15.3 milionë dëgjime me këngën “All I Want for Christmas is You”.
Gjithashtu, siç raporton BBC, “7 Rings” është kënga e parë e Grandes e shitur mbi 100,000 kopje që nga “Grenfell”, kënga të cilën e ka publikuar në qershor të vitit 2017 për nder të viktimave që kanë mbetur në djegien e ndërtesës “Grenfell Tower” në Britani.
Videoklipi i këngës, i cili është publikuar më 17 janar, është shikuar 23.6 milionë herë në YouTube brenda 24 orëve të parë, shkruan nme.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja 25-vjeçare ka thyer rekorde të dëgjimeve.
Në dhjetor të vitit të kaluar, videoklipi i këngës së saj “Thank U, Nest” ka thyer rekordin në YouTube me 829,000 fansa duke e shikuar njëkohësisht videoklipin pas lansimit, përcjell Koha.net. Po ashtu, kjo këngë është bërë kënga më e shpejtë në historinë e Spotifyt, platformë për dëgjimin e muzikës, duke arritur 100 milionë dëgjime.
Grande, po ashtu, ka bërë të ditur se albumi i saj i ri “Thank U, Next”, do të lansohet në muajin shkurt. “Dy albume brenda gjashtë muajsh”, ka shkruar së fundmi këngëtarja 25-vjeçare. /KultPlus.com