Arilena Ara e konfirmon pjesëmarrjen në Eurovision in Concert

27 Janar, 2020 - 7:21 pm

Është konfirmuar pjesëmarrja e Arilena Arës në Eurovision in Concert.

Përfaqësuesja shqiptare në Eurovizionin e vitit 2020 do të jetë pjesë edhe e Eurovision in Concert, spektaklit që mbahet para Eurovizionit por shërben si ngjarje promovuese e këngëve.

Në Amsterdam, me 4 prill, Arilena Ara do të performojë edhe këngën “Shaj”, me të cilën e fitoi Festivalin e Këngës në TVSH dhe me të cilën do ta përfaqësojë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në Eurovizion.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të parë performancën e parë të Arilenës para fansave evropianë, pasi fitoi në TVSH.

Deri në muajin prill do të dihen gati shumica e këngëve pjesëmarrëse në Eurovizion dhe garat pritet si zakonisht të jetë e fortë, shkruan KultPlus. Arilena megjithatë është vokal i fuqishëm dhe pritjet e shqiptarëve janë të mëdhaja.

Eurovizioni i 65-të me radhë do të mbahet me 12,14 dhe 16 maj të këtij viti në Roterdam të Holandës.

Arilena Ara do të jetë përfaqësimi i 17-të me radhë i Shqipërisë në Eurovizion. Shqipëria ka debutuar në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2004.  / KultPlus.com

Të ngjajshme