29 Korrik, 2017 - 12:04 pm
Katër këngëtare shqiptare ishin të ftuara për të kënduar live në njërin prej festivaleve më moderne të muzikës “Evropa Plus” në Moskë, por vetëm tri prej tyre kanë arritur të udhëtojnë atje, shkruan KultPlus.
Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi e Arilena Ara, janë emrat e përzgjedhur për të performuar në këtë festival. Por, jo gjithçka shkoi ashtu siç ishte planifikuar.
Meqë shumica e këngëve të Erës janë në gjuhën shqipe, si dhe ajo përfaqëson shtetin e Kosovës, kjo gjë ka nxitur kërcënime ndaj këngëtares. Andaj, Era nuk ka udhëtuar fare për në Rusi pas rekomandimeve të
institucioneve të sigurisë.
Ndryshe nga Era, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, tashmë gjinden në Moskë dhe kanë pasur një pritje të mrekullueshme nga fansat atje. Madje edhe ato kane ngelur të befasuara nga pritja që ju është bërë.
Por, dilemat ishin nëse këngëtarja nga Shqipëria Arilena Ara, do arrinte të kalonte për në Moskë apo edhe ajo do të haste në probleme të tilla si Era. Por, si duket Arilena në këtë rast është më me fat. Ajo tashmë ka arritur në Moskë nga ku edhe ka postuar fotografi. Madje ajo ka marrë një vlerësim nga në Rusi. Këngëtarja është certifikuar me Platinium.
Nga katër, në tri. Pritet ti shohim sonte performancat e artisteve shqiptare në Rusi. / KultPlus.com