Armend Rexhepagiqi rikthehet në ekran përsëri

8 Tetor, 2018 - 12:30 pm

Ka nisur zyrtarisht festivali i njohur i muzikës “Kënga Magjike 2018”. Faza e parë e këtij festivali prezantohet në spektaklin javor “E diela shqiptare”, ku në çdo javë prezantohen këngë të reja pjesëmarrëse. Edhe këtë vit është konfirmuar se nuk do të mungojnë emra të njohur si: Yll Limani, Mentor Haziri, Jonida Maliqi, Ronela Hajati, Endri dhe Stefi, Aurela Gaçe, Eli Fara etj.

Faza “Best New Artist” është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e festivalit, e cila seleksionon këngët e artistëve të rinj, se kush duhet të paraqitet në netët finale e kush jo.

Pjesë e kësaj jurie këtë vit janë emra të njohur si: Orinda Huta, Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi, Arben Skënderi dhe Armend Rexhepagiqi.

Ky i fundit, rikthehet në ekran pas një mungese të gjatë, kjo pasi prej vitesh është tërhequr nga muzika, ndërsa u ka munguar në masë të madhe art-dashësve të tij.

Hera e fundit që Rexhepagiqi u paraqit në një spektakël ishte “Albanians Got Talent” në vitin 2010, si pjesëtar i jurisë./insajderi.com/KultPlus.com

Të ngjajshme