Artistja e njohur e muzikës elektronike Kitti, vjen në Zone

13 Nëntor, 2018 - 2:00 pm

Më 24 nëntor në Zone Club, vjen artistja e njohur e muzikës elektronike Kittin, shkruan KultPlus.

Pak artistë arrijnë ta prekin statusin e legjendës, duke qenë pjesë e skenës “underground”. Shumë pak prej tyre e kanë talentin dhe vullnetin që ta “dridhin” industrinë e elektronikës që nga themelet.

“Ose tu leshu me pllaka, ose duke krijuar, ose duke kënduar, ose duke i bërë të gjitha së bashku. Artistja e muzikës elektronike Kittin është një nga ato të mahnitshmet që arrin t’i bëj të gjitha njëkohësisht, duke e futur vendin në një atmosferë të mahnitshme”, thuhet në njoftim.

Të shtunë e 24 nëntorit, ajo vjen në Zone Electronic Series që po vazhdon të sjellë legjendat në DJ booth, pasi që siç thuhet në njoftim, Zone Electronic e sheh shumë të nevojshme që qyteti të ketë mbrëmje të një niveli tjetër.

Së pari herë kur emri Kittin ka dal në një poster ishte për një ndejë në një fortesë të vjetër ushtarake në mal. Nga teknoja e rëndë, në klasiket rave, Chicago, Acid dhe Detroit Techno, Kittin ka progresu në leftfield dhe elektro. Ajo ka një intuitë të jashtëzakonshme të selektimit që jo vetëm që rrjedhë si duhet, po e mban edhe sensin primarë të mbrëmjes. Ajo njihet si kërcimtare e zjarrtë derisa bën muzikë dhe herë pas here e merr mikrofonin në mes të setit dhe e “pushton” publikun me zërin e saj.

Poashtu me Kittin, do të performojnë dhe MiM dhe Liburn Ilazi./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/events/2175484079376492/

Të ngjajshme