Aurela Gaçe kujton me emocion Dr. Florin: E ndjej prezencën e tij sa herë që këndoj në skenë

19 Tetor, 2017 - 10:30 pm

Lajmi për vdekjen e artistit Dr.Flori mërziti shumë artdashës shqiptarë.

Këngëtari i cili karrierën e zhvilloi në grupin “West Side Family” vdiq tri vite më parë. Të mërzitur për humbjen e tij janë ndjerë edhe shumë artistë, njëherit miqtë më të afërt të tij.

Këngëtarja Aurela Gaçe është njëra ndër to, e cila nuk harron asnjëherë që ta përmend mikun e saj të ngushtë, me të cilin kishte ndarë shumë kujtime bashkë.

Së fundmi, përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku shkruan disa fjalë të sinqerta për Dr.Florin me përmallim për mungesën e tij.

“Gjithmone bashke @westsidefamilyofficial . Ne jemi ne skene e Blerina, nusja e mikut tone Dr.Flori, na xhiron e ndezur mban driten e shpirtit. Se di pse , sa here kendoj kenget e grupit tuaj edhe kur ju nuk jeni ne skene me Mua, une ndjej prezencen e Florit. E kjo me shtohet me shume kur ngjiteni ne skene e publiku kendon ne kor me ju.. .eshte nje ndjesi qe une s’arrij t’a pershkruaj ekzaktesisht. Faleminderit miqte e mij qe u bashkuat ne skene me mua per ate publik qe ju do e I kendon kenget nje zeri. Shume dashuri. @landifornia @armirshahini @blerinakondi dhe #Dr.Flori me shpirtin e tij derdhur ne vargje e muzike”(sic.), ka shkruar këngëtarja Gaçe në Instagram. / KultPlus.com

Të ngjajshme