9 Gusht, 2021 - 10:00 am
Ajo është sensacioni i muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka shijuar pjesën e saj të mirë të delikatesave si një yll popi ndërkombëtar.
Dhe të premten mbrëma në premierën e “The Voice Australia”, Rita Ora, 30 vjeçe, dha mendimin e saj për ‘Vegemite’ (ushqim tradicional australian), shkruan DailyMail.
Gjatë daljes debutuese në karrigen e panelistes, këngëtarja e hitit “I Will Never Let You Down” u befasua nga kolegu i saj, ylli Guy Sebastian, i cili erdhi me një kuti me ushqim.
“A është kjo një donut ‘Krispy Kreme’?”, pyeti artistja kryesuese e top-listave muzikore të Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërkohë, Guy zbuloi se brenda paketës me ushqim kishte disa copë Vegemite.
“Është pak më e shijshme. Kjo është një dhuratë mirëseardhjeje në Australi”, tha ai.
Rita me kënaqësi provoi ushqimin, dhe madje dukej se e shijoi atë.
“Është pak e thartë apo jo?”, tha artistja shqiptare pasi e provoi, ndërsa kolegët gjyqtarë Keith Urban dhe Jessica Mauboy shikuan dhe filluan të qeshin.
Guy pranoi se i pëlqente ta hante atë me djathë – para se Rita ta pyeste me shaka këngëtarin australian nëse ishte shtatzënë.
Një numër u lajmëruan në Twitter, duke shkruar statuse nga më të ndryshme për yllin me prejardhje shqiptare.
“Rita Ora kishte reagimin më të mirë ndaj ‘Vegemite’ nga çdo mysafir ndërkombëtar. Ajo është zyrtarisht një qytetare australiane e nderuar”, shkroi një fans.
Një tjetër shtoi: “Rita Ora tani është një konsumuese e ‘Vegemite’ e vogël e lumtur”.
“Rita Ora duke provuar ‘Vegemite’ [një emoji i qeshur]”, shkroi një i tretë.
Rita u shpreh se mund të lidhej më shumë me të, pasi ajo vet ishte 15 vjeçe kur nënshkroi kontratën e saj të parë për një këngë.
“Ju do të merrni shumë po dhe jo dhe ky është vetëm realiteti, por forca që unë mund të dëgjoj në aftësinë tuaj vokale, është diçka që askush nuk mund ta godasë atë”, tha ajo.
‘Vegemite’ është një ushqim australian i trashë, ngjyrë kafe e errët, i bërë nga ekstrakti i majave të birrës, me aditivë të ndryshëm të perimeve dhe erëzave. Ajo u zhvillua nga Cyril Callister në Melburn, Victoria në 1922./KultPlus.com