30 Prill, 2019 - 2:00 pm
Ajo është një ndër këngëtaret më të përfolura shqiptare në rrafshin ndërkombëtar të muzikës.
Ava Max ka dhënë një intervistë për “Khaosod English” duke treguar se ka prejardhje shqiptare dhe se ishte ngacmuar në shkollë.
25-vjeçarja ka zbuluar se familja e saj kishte emigruar në SHBA dhe nuk e ka ditur gjuhën si dhe nuk kanë pasur të holla.
“Unë jam rritur duke qenë e ngacmuar në shkollë si dhe asnjëherë nuk jam ambientuar me shkollën”, ka thënë Ava.
Ajo ka pohuar gjithashtu se ka punuar shumë për të arritur një sukses në jetë dhe nuk iu ka varr veshin thashethemeve.
Kënga e saj e fundit “So Am I” ka një mesazh të qartë për mos ngacmimet dhe videoja e këngës deri më tani numëron mbi 27 milionë shikimin në platformën, YouTube. / KultPlus.com