Ava Max shqiptarja e parë e nominuar në MTV Video Music Awards 2020

24 Korrik, 2020 - 10:16 am

Talenti dhe suksesi i deritanishëm, kanë bërë që këngëtarja me prejardhje shqiptare, Ava Max të nominohet edhe sivjet në një nga kategoritë e MTV Video Music Awards 2020, atë për “artistin më depërtues të vitit”, përcjellë KultPlus.

Këngëtarja shqiptare nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram ka kërkuar votën e fansave të saj.

“Kjo është çmenduri. Faleminderit VMA”, shkroi Ava Max në mbishkrimin e fotografisë, në të cilën ajo shfaqej me mbishkrimin “Votoni për mua për çmimin ‘Depërtimi i vitit’”, ka shkruar ajo.

Spektakli MTV VMA që do të mbahet muajin e ardhshëm në New York, ende nuk e ka shpallur të plotë listën e nominimeve, megjithatë ka bërë të ditur vetëm listën e artistëve të rinj të nominuar për çmimin “Depërtimi i vitit” në tregun muzikor.

Kjo është lista me artistët që konkurrojnë në këtë kategori:

Aj Mitchell
Arizona Zervas
Ava Max
Benee
Brockhampton
Conan Gray
Doja Cat
Finneas
Jack Harlow
Kiana Lede
Lewis Capaldi
Lil Tecca
Pop Smoke
Roddy Ricch
Summer Walker
Tate Mcrae
Youngblud

Ava Max ishte e nominuar edhe vitin e kaluar në MTV VMA së bashku me dy  këngëtaret e tjera me prejardhje shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Deri më tani vetëm dy shqiptare kanë arritur që të hyjnë në historinë  e fitoreve në MTV VMA. E para që arriti të rrëmbejë çmimin e këtij spektakli ishte Rita Ora e cila në vitin 2018 fitoi çmimin “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Lonely together” në bashkëpunim me Aviciin. Një vit më pas, këtë çmim e fitoi artistja tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, me këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CDAPhSxlRHs/?fbclid=IwAR3e6ezwFTJdnA4M-0XBGeM0luCTDwHbZoLCRVSSAKmkWgUo96JkmNmu7ZY

Të ngjajshme