5 Gusht, 2017 - 8:58 pm
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora është mysafire e DJ-it suedez, Avicii në albumin e tij të ri.
Në rrjetet sociale Avicii ka vlerësuar lartë vokalet e këngëtares shqiptare, me të cilën do të sjellin këngën “Lonely Together”, transmeton Koha.net.
“Dëgjoni vokalet e jashtëzakonshme të Rita Orës në “Lonely Together”. Pesë ditë kanë mbetur deri kur të mund ta dëgjoni këngën e plotë”, ka shkruar Avicii.
Më 10 gusht Avicii do të sjellë albumin e tij që e ka titulluar “Avīci”, i cili nuk përfaqëson emrin e artistit.
Youredm shkruan se në budizëm “Avīci” është niveli më i ulët i “ferrit” mbretëror, në të cilin të vdekurit që kanë kryer vepra të rënda mund të rilindin.
Fansat tashmë kanë dëgjuar sekuenca të shkurtra të këngëve “Lonely Together” dhe “Without You”, kurse së shpejti pritet t’i dëgjojnë edhe “Friend Of Mine,” “What Would I Change It To,” dhe “You Be Love”. / KultPlus.com