10 Shtator, 2018 - 8:55 am
Në një letër për fansa, të cilën e publikoi në uebfaqen e saj zyrtare, këngëtarja zbuloi “vitet më të këqija të jetës” dhe “një luftë të vështirë jetësore”.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë edhe këngën e re me titull “Head Above” (“Kokën Lartë”).
Avril Lavigne, 33-vjeçe, publikoi albumin e fundit në vitin 2013 dhe vetëm dy vjet më vonë u diagnostikua me sëmundjen Lyme.
Kjo sëmundje është një infeksion bakterial që mund të çojë në shumë probleme fizike dhe mendore, nëse nuk respektohet me kalimin e kohës dhe kryesisht transmetohet te njerëzit nga rriqrat.
Ajo kryesisht trajtohet me antibiotikë, dhe shërimi zgjat për disa muaj. Sidoqoftë, këngëtarja nuk ishte aq me fat, transmeton ksp.
“Kam kaluar vite duke luftuar këtë sëmundje. Në një moment, kam pranuar vdekjen dhe ndieja sikur trupi po më shuhej. Dukej sikur po fundosesha dhe më duhej të dilja në sipërfaqe dhe të marrë frymë”, shkruan Lavigne.
Ajo gjithashtu tha se në sëmundjen e saj ndihej më pranë Perëndisë. Ajo, me këtë letër, donte të rriste ndërgjegjësimin e njerëzve për këtë sëmundje.
“Një pickim i thjeshtë mund të shkatërrojë plotësisht jetën tuaj. Njerëzit nuk e kuptojnë se kjo sëmundje duhet të trajtohet menjëherë”, shtoi ajo.