21 Shkurt, 2021 - 2:01 pm
Kompania e madhe e kukullave ‘Barbie’ ka ndërmarrë një inciativë, e cila do të thyej ‘ligjet’ për dukjen ideale, shkruan KultPlus.
Përderisa rrjetet sociale dhe bota digjitale përgjithësisht kanë sjellur disa norma të bukurisë, të cilat kanë bërë që shumë vajza dhe gra të ndjehen të pakënaqura me veten e tyre, ‘Barbie’ është duke shkuar përtej kësaj mendësie.
Kukullat si lojë e përditshme e fëmijëve dhe si ndikim psikologjik i tyre, tanimë do të shpërfaqin realitete njerëzore, duke përfshirë kukulla në karrocë, me ngjyrë të zezë, me përmasa më të shkurta dhe më të gjata të trupit, etj.
Në një deklaratë, nënkryetarja e lartë dhe udhëheqësja globale e ‘Barbie dhe Dolls’, Lisa McKnight përmendi rëndësinë e kësaj inciative të quajtur, “Fashionistas”.
“Si linja më e larmishme e kukullave të modës në treg, ne marrim përgjegjësi të madhe në pasqyrimin më të mirë të botës përreth nesh dhe e dimë se ka shumë përfitime pozitive te fëmijët nga ekspozimi i kukullave me lloje të ndryshme të toneve të flokëve, aftësive dhe shumë të tjera. Ne jemi krenarë që ofrojmë një gamë edhe më të gjerë zgjedhjesh të ndryshme me linjën më të fundit të Barbie Fashionistas, në mënyrë që gjithnjë e më shumë fëmijë të shohin pasqyrimin e individualitetit dhe unikalitetit në botë”, u shpreh McKnight.
Linja “Barbie Fashionistas” përfshin më shumë se 175 modele dhe në përzgjedhjen e kësaj kukulle për fëmijë ato ofrojnë nuanca të ndryshme të lëkurës, ngjyrës së syve, flokëve dhe vijës trupore.
Kjo nismë vie pas koleksionit Inspiring Women, i cili përfshinte fytyra të famshme si Elle Fitzgerald, Rose Parks dhe Maya Angelo. / KultPlus.com