23 Tetor, 2018 - 10:30 pm
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë sukseset e albumit të saj të fundit, “Expectations”.
“I’m a mess” është kënga më e suksesshme e këtij albumi, e cila është renditur lart në top listat britanike dhe amerikane.
Bebe Rexha është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory disa imazhe, ku ndër të tjerash shfaqte vathin në veshin e saj, i cili ishte i artë dhe me simbolin e shqiponjës.
Me këtë, ajo vërtetoi edhe njëherë ndjenjat e saj të patriotizmit, të cilat nuk e ka pasur problem t’i shfaqë asnjëherë.
Bebe Rexha me simbolin e shqiponjës në vathin e saj (Foto: Bebe Rexha/InstaStory)
Rexha ka treguar me krenari se është shqiptare, dhe madje ruan miqësi shumë të mirë me dy koleget e saj nga Kosova por të famshme në tregun ndërkombëtar: Dua Lipa dhe Rita Ora.
Bebe Rexha ka lindur në New York, dhe është rritur në një familje shqiptare me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë. /KultPlus.com