Bebe Rexha e mahnitshme në fotosesionin për ‘Fault Magazine’ (FOTO)

1 Gusht, 2018 - 5:56 pm

Bebe Rexha është ylli i radhës që ka zënë kopertinën e ‘FAULT Magazine’ për të cilët përveç që ka realizuar një fotosesion të mahnitshëm, ajo edhe ka diskutuar për suksesin e saj që ka arritur, shkruan KultPlus.

Bebe Rexha ka diskutuar për albumin e saj debutues si dhe për rëndësinë që ka muzika dhe shkrimi i këngëve për të.

Në lidhje me këngën e saj “Meant to Be” ajo është shprehur se nuk e ka pritur suksesin e saj mirëpo beson që gjërat më të mira vijnë papritur.

Sipas saj prandaj edhe e ka titulluar albumin e saj “Expectations” pasi që gjithçka është e mundur.

“Kam menduar shumë për jetën dhe sesi unë kam pritur që gjërat në jetë time të shkojnë në një drejtim të caktuar por në fakt ato kanë ecur në një rrugë tjetër. Jeta është më e mirë kur thjesht ndjek ritmin e saj. Për mua ky album ka qenë i gjithi për mua dhe për të zbuluar rrugën time”, është shprehur ajo.

Këngëtarja po ashtu ka diskutuar edhe për këngët që ajo i ka shkruar vet dhe njëkohësisht ka qenë edhe bashkë producente e tyre.

“Për mua kompozimi i këngëve ka qenë gjithmonë një terapi”, është shprehur ajo.

Këngëtarja është shprehur se e ka akoma të vështirë që ta besoj suksesin që ka arritur pasi që i është dashur shumë mund.

“Asgjë nuk më është servuar në një pjatë të arit dhe nuk më është thënë ja merre, tani je një yll”, ka theksuar ajo.
Tutje këngëtarja është shprehur se e ka vështirë që t’i shijojë gjërat gjersa ato ndodhin pasi që është gjithmonë duke menduar se çfarë duhet bërë tutje./KultPlus.com
http://fault-magazine.com/2018/08/bebe-rexha-exclusive-covershoot-and-interview-with-fault-magazine/

Të ngjajshme