14 Nëntor, 2022 - 11:56 am
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha bashkë me David Guetta e ka fituar çmimin për bashkëpunimin më të mirë në ceremoninë e MTV EMA për hitin “I’m Good (Blue)”, shkruan KultPlus.
Ky ishte edicioni me më së shumti shqiptarë në skenë, pasi që në MTV Ema kanë marr pjesë shumë këngëtare shqiptare. Nikoqirë të mbrëmjes ishte Rita Ora bashkë me bashkëshortin e saj Taika Waititi.
Kurse të nominuar për kategorinë e bashkëpunimit ishte edhe Ava Max, Dua Lipa, çmim ky që shkoi për Bebe Rexhën.
Ndërkohë, çmimin për artisten më të mirë zvicerane e fitoi poashtu këngëtarja shqiptare Loredana Zefi. / KultPlus.com
Levez les mains pour @BebeRexha et @DavidGuetta 💙💙 #MTVEMA pic.twitter.com/8uqlxY7LhQ
— MTV France (@MTVFR) November 14, 2022