Bebe Rexha paralajmëron këngën e re në mënyrë të veçantë

2 Mars, 2021 - 12:05 pm

Bebe Rexha po i shfrytëzon rrjetet sociale për ta paralajmëruar lansimin e këngës së re me titull, “Sacrifice”.

Dhe këngëtarja me prejardhje shqiptare e ka zgjedhur një mënyrë mjaft të mirë dhe inovative për ta bërë këtë.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, këngëtarja ka zgjedhur që çdo ditë të vë në qendër të vëmendjes gra të ndryshme. Këtu do të përfshihen njerëz të cilët Bebe i ka për zemër, artistë të cilët i adhuron dhe gra të cilat e inspirojnë, e që aktualisht janë duke shënuar suksese të jashtëzakonshme në industrinë e muzikës.

Këtë iniciativë interesante, Rexha e ka filluar me postimin e një fotografie të yllit të muzikës country, Dolly Parton, dhe një foto të nënës së saj, Buki Rexha.

Kënga “Sacrifice” do të publikohet të premten më 5 mars, dhe vjen pas videoprojektit të fundit të këngëtares, “Baby I’m Jealous”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen Doja Cat, dhe që i numëron më shumë se 49 milionë klikime në platformën YouTube. / KultPlus.com

Të ngjajshme