Bebe Rexha pozon për numrin e ri të “L’Officiel India”

21 Prill, 2021 - 6:54 pm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundi ka pozuar për numrin e ri të “L’Officiel India”, përcjell KultPlus.

Artistja ishte veshur me kostum të zi, ndërsa flokët me balluke i kishte lëshuar në kraharor dhe kishte vënë si aksesor një zingjir të gjatë.

Ndërsa në imazhet tjera, ajo kishte veshur bluzë e pallto ngjyrë kafeje, teksa flokët i kishte të shprishura.

Në përshktimin që revista indiane ia bëri këngëtares thuhet se ajo është senzacion i muzikës pop në Amerikë.

“Senzacioni amerikan i muzikës pop. Një emër që bën jehonë të dashuruarve të muzikës pop, R&B dhe hip-hopit, Bebe Rexha, sigurisht që nuk ka nevojë për prezantim! Një këngëtare dhe tekstshkruese super e talentuar amerikane; ajo ka fituar çmime të panumërta për muzikën e saj, duke përfshirë një nominim në Grammy! Për të mësuar më shumë, kap edicionin tonë të ardhshëm”, thuhet në  postimin e “L’Officiel India”./ KultPlus.com

Të ngjajshme