Bebe Rexha: Shqiptarët nuk kanë pemë familjare, por pyll familjar

21 Dhjetor, 2021 - 9:27 am

Bebe Rexha ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku tregon se po shijon pushimet në një ishull turk . Mirëpo, ajo ka vendosur një unazë dhe varëse ari dhe ka zbuluar që ato i dhurohen vajzës kur martohet, si pjesë e traditës shqiptare.

“Pak rock and roll në plazh nuk i bën keq askujt. Kam vënë stoli monedhë prej ari turk që është një pjesë e madhe e kulturës shqiptare. Zakonisht këto i merr si dhuratë kur martohesh, por unë i kam blerë vetë”, ka shkruar ajo.

Më tej Bebe ka publikuar një shkrim në Instastory ku thuhet: “Shqiptarët nuk kanë pemë familjare, por pyll familjar!” E kështu të gjithë biem dakord që shumica e shqiptarëve i përkasin fiseve të mëdha. Bebe është kthyer në ambasadore të kulturës shqiptare dhe më këto detaje të vazhdueshme këngëtarja i krenon gjithmonë shqiptarët./ KultPlus.com

Të ngjajshme