1 Tetor, 2019 - 10:00 pm
Mbrëmjen që lamë pas është mbajtur premiera ndërkombëtare e filmit ‘Maleficent Mistress of Evil’. Në këtë prodhim kinematografik performon në rolin kryesor aktorja e njohur Angelina Jolie, e cila u shoqërua në tapetin e kuq nga fëmijët e saj.
Padyshim të gjithë sytë e të pranishmëve ishin tek Jolie. Në këtë premierë ishte e pranishme edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila interpreton kolonën zanore të filmit nën titullin “You can’t stop the girl”.
Bebe mundi të takonte aktoren e njohur duke realizuar një nga ëndrrat e saj më të mëdha. /KultPlus.com