6 Korrik, 2023 - 3:37 pm
Kryeqyteti i Prishtinës do të mbushet nesër me atmosferën festive të më shumë se 30 artistëve të ftuar nga Kosova e Shqipëria. Me zërin, talentin dhe veçantinë e tyre artistike, këngëtarët shqiptarë do të performojnë për katër ditë radhazi përpara një publiku të gjerë, në festivalin e birrës “BeerFest Kosova”.
“Beerfest Kosova” është bërë tradicional me organizime që nga viti 2013, por këtë vit, ndryshe nga herëve të tjera, pritet që ky festival të arrijë kulminacionin e tij duke krijuar një program me përmasa ndërkombëtare.
Ledri Vula, Alban Skenderaj, Diona Fona, Adrian & Xhurim Dema, La Baresha, Shpend Hysa, dhe Nardi & Friends Biggby janë artistët që do të performojnë ditën e parë të festivalit duke nxjerrë atë ëmbëlsinë e festivalit në pah, kështu, duke vazhduar me të njëjtin ritëm edhe për tri ditët e mbetura.
Dita e parë do të jetë fillesa e gjithçkaje, krijimi i gjallërisë dhe zhurmës pozitive në atë hapësirë festive.
Me një artist shumë të dashur për publikun, të njohur me këngët e tij,ditën e dytë do të nisë programin, Yll Limani, ku më pas do të pasojnë edhe David Dreshaj, Caboo, OffChestra, Ndriçim Gazija, Nardi&Friends dhe Biggby janë artistët e tjerë që do ti ngjiten skenës së këndimit duke shkrirë çdo qelizë të tyre për ti risjell publikut vetëm një gjë “Kënaqësi, pozitivitet e të qeshura pafund”.
Dita e tretë e festivalit, do të rigjallërohet me zërin e fuqishëm të Dafina Zeqirit, e cila do të nxjerrë shpirtin prej artisteje vetëm për të krijuar komoditetin më të madh për të gjithë artdashësit e muzikës së saj.
Bashkë me Dafina Zeqirin, skenës do t’i bashkëngjitën edhe artistët e tjerë si: Dren Abazi, Ya Nina, Dandara, Erëza Cerkini dhe Nardi & Friends Biggby.
Përmbyllës të mbrëmjeve janë Mc Kresha me Lyrical Son, zëri i të cilëve si shpesh herë ndez flakë zëmrat e publikut.
Nita Latifi, Shpat Deda, Secret 47, Groove Soldiers, Zanzi Band dhe Bibggy janë artistët e tjerë të cilët do të performojnë në natën e fundit të festivalit, duke rikthyer çdo entuziazëm si natën e parë.
Përveç muzikës, birrave dhe ushqimit, publiku do të ketë rastin të jetë edhe pjesë e lojërave të ndryshme, si: Board Games, Beer Pong dhe Beer Olympics.
Mc Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Alban Skenderaj, Yll Limani, Dafina Zeqiri, Diona Fona, Adrian & Xhurim Dema, La Baresha, Shpend Hysa, dhe Nardi & Friends Biggby, David Dreshaj, Caboo, OffChestra, Ndricim Gazija, Dren Abazi, Ya Nina, Dandara, Erëza Cerkini, Nita Latifi, Shpat Deda, Secret 47, Groove Soldiers, Zaznzi Band dhe Bibggy, janë artistët pjesëmarrës të edicionit të sivjetmë të Festivalit të Birrës.
Kujtojmë qe “BeerFest Kosova” do të mbahet me fillim nga data 7 deri me 10 korrik, në pjesën e parkingut, prapa Pallatit të Rinisë./ KultPlus.com