8 Korrik, 2020 - 9:31 am
Së fundmi, këngëtarja e njohur Beyonce është akuzuar se ka gënjyer sepse nuk i takon personave me ngjyrë. Ajo mendohet se ka fshehur identitetin e saj të vërtetë, si një grua italiane me emrin Ann.
Këto pretendime janë ngritur nga kandidati për president, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, KW Miller.
Sipas “Mirror”, ai është shprehur se këngëtarja e ka prejardhjen nga Italia dhe emri i saj i vërtetë është Ann Marie Lastrassi.
“Beyoncé nuk është as afro-amerikane. Ajo po e përdor këtë për ekspozim. Emri i saj i vërtetë është Ann Marie Lastrassi. Ajo është italiane“.
Një gjë të tillë nuk e kanë pritur mirë fansat e këngëtares, të cilët filluan të kritikojnë statusin e tij. / KultPlus.com