Beyonce blen markën e veshjeve sportive “Ivy Park”

16 Nëntor, 2018 - 9:00 am

Këngëtarja amerikane Beyonce ka blerë markën e veshjeve sportive “Ivy Park”, e cila u lansua dy vjet më parë nga milioneri britanik Philip Green, i cili është përballur me akuza për ngacmim seksual.

“Pas diskutimeve për gati një vit, Beyonce ka blerë 100 për qind të aksioneve të markës Ivy Park”, thuhet në deklaratën e kompanisë, përcjell albinfo.ch.

Asnjë detaj financiar nuk u zbulua pers njoftimit. Ndërsa marrëveshja u raportua për herë të parë në “Financial Times”./KultPlus.com

Të ngjajshme