Beyonce pre e piraterisë, publikohen albumet

29 Dhjetor, 2018 - 5:30 pm

Beyonce ishte viktimë e piraterisë informatike, që nxorën ilegalisht në rrjet dy albume të papublikuar më parë, “Have Your Way” dhe “Back Up, Rewind” .

Albumet, të dalë me emrin “Queen Carter”, përmbajnë këngë të vjetra, të reja dhe projekte interesante. Por, menjëherë pas daljes së paautorizuar, ato u hoqën nga platformat streaming.

Të njëjtin fat pati edhe kolegia e Beyonce, SZA, së cilës, piratët informatikë, i publikuan albumin “Comethru” dhe ia atribuuan Sister Solana. Edhe në këtë rast, fatmirësisht, këngët u hoqën menjëherë nga rrjeti./ insajderi.com/ KultPlus.com

NEW YORK – JUNE 22: Singer Beyonce Knowles attends the national “Show Your Helping Hand” hunger relief initiative kickoff at Madison Square Garden on June 22, 2009 in New York City. (Photo by Bryan Bedder/Getty Images for Exponent PR)

Të ngjajshme