Beyonce sërish vishet nga stilistë shqiptarë (FOTO)

1 Gusht, 2020 - 9:41 pm

Për këtë projekt të rëndësishëm, diva e muzikës ka zgjedhur të veshë edhe disa krijime nga stilistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për “Kujta & Meri”, me të cilët Beyonce nuk bashkëpunon për herë të parë. Stilistët me anë të një postimi në Instagram kanë treguar se si ishte kjo eksperiencë për ta, ndërkohë që tregojnë edhe “veprën” e tyre dhe si duket artistja me të.

Aspak i lehtë, por shumë motivues, ka qenë rrugëtimi për krijimin e disa veshjeve të filmit të shkurtër të Beyonce-s “Black is King”. Pamja e divës me “Kujta & Meri” ka qenë, deri tani, perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar me duart tona të palodhshme. Beyonce ti do të jesh motivimi ynë i pafund në krijimin e artit dhe avancimin e talentit tonë përtej oqeanit. Krijimtaria jonë në shërbimin tënd është dëshmia jonë më e madhe! I adhurojmë njerëzit si ty!“- shkruajnë stilistët shqiptarë./ KultPlus.com

Të ngjajshme