6 Dhjetor, 2022 - 9:50 pm
Billie Eilish, ndër emrat më të njohur e më të përfolur të kohëve të fundit. Veç 21 vjeç, por me çmim Oscar.
Për BBC 100 Women ajo ka thënë se të rritesh në sytë e publikut ka qenë e vështirë.
Tre orë para fillimit të koncertit të saj të parafundit të “Happier Than Ever” – një turne botëror që e ka çuar 21 vjeçaren në katër kontinente për shtatë muaj.
Billie ka qenë goxha e hapur të flasë për rrugëtimin e saj artistik dhe për vështirësitë në të cilat ka hasur.
Eilish është rritur nga prindër artistë. Ajo ka shkruar këngë që nga mosha 4 vjeçare.
Ndërsa zëri i saj dëgjohet gjithandej, ajo ka shpërthyer edhe në Instagram, ku ka mbi 100 milionë ndjekës.
Fama në gjithë botën, nënkuptonte interesin mbarëbotëror edhe nga mediat më të mëdha në botë.
“Është e vështirë të rritesh në sytë e publikut. E vështirë të vazhdozh të mbrosh gjërat që ke thënë si adoleshente”, ka thënë ajo./21Media/ KultPlus.com