9 Mars, 2021 - 12:29 pm
Kënga e The Weeknd, “Blinding Lights”, është bërë kënga e parë e cila ka qëndruar për një vit rresht në topdhjetëshen e toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”.
Hiti ritmik i lansuar në nëntor të vitit 2019, ka arritur që për 52 javë rresht të jetë pjesë e kësaj liste muzikore, duke e vulosur suksesin në formën më të mirë të mundshme.
Këtë rekord më parë e mbante reperi Post Malone, i cili me këngën “Circles” kishte qëndruar në dhjetëshen më të mirë të toplistës “Billboard”, për 39 javë rresht.
Ky nuk është rekordi i vetëm që kjo këngë synon ta thyej. “Blinding Lights” e cila në tërësi ka qenë pjesë e dhjetëshes më të mirë të “Billboard” për 65 javë, pritet të thyej rekordin e grupit “Imagine Dragons”, i cili me hitin e tyre “Radioactive” ka arritur t’i kalojë 87 javë në toplistën e 100 këngëve më të mira, nga viti 2012 deri më 2014.
The Weeknd, emri i vërtetë i së cilit është Abel Tesfaye, sivjet performoi në finalen e kampionatit të futbollit amerikan, “Superbowl”, që zuri vend më 7 shkurt në stadiumin “Raymond James”, në Tampa të Floridës. Performancën e tij spektakolare në një prej ngjarjeve më të shikuara në Amerikë, ai e përmbylli me interpretimin e hitit të padiskutueshëm, “Blinding Lights”. / KultPlus.com