20 Gusht, 2020 - 2:38 pm
Grece Ghanem nuk ka ndonjë profil modelesh. Por ka një stil të sajin, që ka bërë gjithë instagramin të fokusohet tek ajo. Mënyra se si i kombinon veshjet dhe aksesorët, me flokët e saj gri natyral, lëkurën paksa të nxirë nga dielli, na ka lënë të gjithëve gojëhapur.
Fustane të hapura, me rripa të hollë me çizme të zeza, vathë floriri të mëdhenj kombinuar me varëse dhe aksesorë dominant, janë pjesë e imazhit të saj.
Kombinon printe kafshësh, triko dhe pantallona bezhë. Me gjysëm çizme nga ato më në modë.
Për të përplasja e printeve me njëra-tjetrën, është must! Vesh xhaketa oversize, xhinse dhe këpucë të kuqe me takë.
Në vend të fustanit të zi të zakonshëm, preferon fund dhe këmishë me pika. Kombinuar me këpucë ngjyrë fildishi me pak takë.
Thotë se kjo është veshja e saj e preferuar! Kombinim që do t’ia kishin zili dhe blogeret 20 e ca vjeçare. Duket kaq bukur dhe casual!
Pardesytë nuk i ndan. I kombinon me xhinse dhe atlete me kuadrate.
Është intervistuar nga shumë revista për stilin e saj unik dhe personal. Madje e kanë quajtur “Mosha influencuese”.
Edhe pse ka flokë gri, nuk ka frikë nga ngjyrat pastel. Madje vesh kostume limon, dhe këpucë të bardha.
Grece mund t’ju japë një mësim të mirë stili të gjitha blogereve dhe influencueseve. Edhe pse nuk ka studjuar dizajn, di shumë mirë se si ta bëjë veshjen e saj të dallojë nga gjithë blogeret e tjera. Ky është një nga ato raste kur të huajt thonë “mosha është thjesht një numër”.