Blogerja Chiara Ferragni zgjedh këngën e njohur shqiptare për projektin e saj

21 Tetor, 2020 - 1:33 pm

Blogerja e njohur Chiara Ferragni në projektin e saj të fundit “The Atlas of Beauty” (Atlasi i bukurisë) ka zgjedhur si kolonë zanore këngën e njohur shqiptare “Në zaman t’asaj furie”.  Projekti i Chiara Ferragni është një udhëtim mbresëlënës përmes 500 portreteve të grave nga e gjithë bota, fotografuar nga Mihaela Noroc.

“Ne zaman t’asaj furie” interpretuar nga duoja shqiptare në Itali Kole Laca and Beatriçe Gjergji është zgjedhur për të shoqëruar videon me portrete nga e gjithë bota. Blogerja e njohur herë pas herë ka treguar lidhjet e saj me shqiptarët, kohë më parë në një video, ajo madje ka përmendur disa fjalë shqipe, duke ju drejtuar kujdestares së djalit saj me origjinë shqiptare.

Gjithashtu në videot e saj ajo shihet shpesh në shoqërinë e një vajze nga Shqipëria, që është mikeshë e familjes Ferragni. Kujtojmë gjithashtu se pak muaj më parë Ferragni uroi në shqip edhe këngëtaren e njohur Dua Lipa. /Diasporashqiptare/ KultPlus.com

https://www.facebook.com/MihaelaNorocPhoto/videos/360111871991967/

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMihaelaNorocPhoto%2Fvideos%2F360111871991967%2F&show_text=0&width=317

Të ngjajshme