Brit Awards: Dua Lipa këngëtarja më e nominuar, Rita Ora në garë për një çmim

12 Janar, 2019 - 8:37 pm

Janë bërë të ditur nominimet për Brit Awards 2019. Dua Lipa dhe Rita Ora janë pjesë e këtyre nominimeve. Dua Lipa është këngëtarja më e nominuar për “Brit Awards”, së bashku me Anne Marien me nga katër nominime.

Këngëtarja me prejardhje nga Prishtina, me këngët “IDGAF” si dhe “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, është nominuar në kategorinë “British Single”.

Me këto dy këngë Lipa është nominuar edhe në kategorinë videoklipi më i mirë. Për këtë çmim është nominuar edhe Rita Ora me këngën “Let Me Love You”.

Ceremonia e “Brit Awards” do të mbahet të mërkurën, më 20 shkurt në “O2 Arena” të Londrës./ KultPlus.com

Të ngjajshme