Britney Spears mbyll Instagramin në 20 vjetorin e hitit të saj ikonik “Toxic”

14 Janar, 2024 - 11:30 pm

Këngëtarja e mirënjohur, Britney Spears është larguar nga rrjeti social Instagram në kohën kur hiti i saj ikonik, Toxic, po mbush 20 vjet që nga lansimi.

42-vjeçarja ka fshirë llogarinë e saj në Instagram, ku kishte 43 milionë ndjekës, vetëm disa ditë pasi njoftoi se nuk do të bënte më muzikë dhe se e ka lënë industrinë përgjithmonë.

Në fillim të këtij muaji, ajo zbuloi se nuk do të bënte më muzikë – përkundrazi, ajo ishte e lumtur duke punuar jashtë syve të publikut dhe duke shkruar këngë për artistë të tjerë.

“Kur shkruaj, shkruaj për qejf ose shkruaj për të tjerët! Kam shkruar mbi 20 këngë për njerëz të tjerë gjatë dy viteve të fundit”, ka thënë Britney.

Nuk është hera e parë që ajo fshin llogarinë e saj në Instagram. Në tetor, përpara publikimit të “The Woman In Me”, Britney e bëri po të njëjtën gjë, duke u dhënë një lamtumirë të përkohshme fansave të saj. / KultPlus.com

Të ngjajshme