26 Janar, 2021 - 10:01 am
Ai duket se është një burrë i dashuruar marrëzisht në të fejuarën e tij, dhe këtë e dëshmon në çdo formë të mundshme.
Brooklyn Beckham, fëmija i madh i çifit të famshëm të showbizit, David dhe Victoria Beckham, ka vendosur që dashurinë ndaj të fejuarës, Nicola Peltz ta shënojë me një tatuazh të ri.
Tatuazhi në fakt është një letër dashurie nga partnerja e tij aktore, e vizatuar përjetësisht në shpinën e tij.
Fotografi dhe modeli britanik 21-vjeçar, ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e tij këtë vepër të re arti, që është dedikimi i radhës romantik ndaj të fejuarës Peltz, duke e postuar një fotografi në Instagram.
Fjalët romantike dhe inkurajuese të cilat Nicole ia kishte dedikuar Brooklynit në një letër dashurie, dhe të cilat më pas ai i ka gravuar në trupin e tij, thonë: “Djaloshi im i përjetshëm. Lexoje këtë letër sa herë që ndihesh në ankth. Dua ta dish sa shumë të dua. Ti ke zemrën më të dashur që e kam takuar në jetë, dhe shpresoj se nuk do ta jetojë as edhe një ditë të vetme pa dashurinë tënde. Unë mendoj se je i jashtëzakonshëm. Dije se të gjitha sfidat do të mund t’i kalojmë së bashku, vetëm merr frymë ngadale dhe ki besim. Të dua përgjithmonë, gruaja jote e ardhshme”.
Brooklyn Beckham i ka disa tatuazhe në trup dedikuar Nicola Peltzit, përfshirë një fjali në dorë ku shkruan: “Jeta ime, dashurija ime, e vërteta ime, fryma ime, arsyeja ime, e bukura ime, e çmuara ime”.
Brooklyn dhe Nicola, të cilët u fejuan në korrik të vitit të kaluar, aktualisht janë duke e planifikuar dasmën e tyre e cila besohet në fokus do ta ketë një ceremoni familjare.
Beckham në të kaluarën ka qenë në lidhje me aktoren Chloe Grace Moretz, ndërsa Peltz dikur ishte në lidhje me modelin Anwar Hadid, i dashuri aktual i Dua Lipës. / KultPlus.com