28 Prill, 2018 - 8:59 am
Kjo verë pritet që të jetë vërtetë e nxehtë, jo vetëm sa i takon temperaturave, por edhe aktiviteteve të shumta që janë planifikuar të organizohen në Tiranë.
Kryebashkiaku i Tiranës – Erion Veliaj ka postuar në Instagram një sondazh ku qytetarët mund të zgjedhin se cilin këngëtar dëshirojnë që të ndjekin live këtë verë në kryeqytet.
Po i afrohemi 3 viteve pune intensive ne @BashkiaTirane e po mendojme per nje stine festive te papare ne Kryeqytet kete vere! 😍🎸🎤🎉
Ke do donit te kishim? 🤷🏻♂️ Voto me poshte dhe vendos vete me ke do te festosh! 👇😉
— Erion Veliaj (@erionveliaj) April 27, 2018
Po propozohet Rita Ora, Ermal Meta, Martin Garrix, Daddy Yankee dhe Alan Walker.
Secili prej emrave gëzon famë në Tiranë prandaj po shikohet mundësia që njëri nga këta artistë të vijë gjatë verës në Tiranë për një koncert gjigant.
“Po i afrohemi 3 viteve pune intensive ne bashkinë e Tiranës dhe po mendojmë për një stinë festive të paparë në kryeqytet këtë verë! Kë do donit të kishim? Voto më poshtë dhe vendos vetë me kë do të festosh”, – shkruan Veliaj. / KultPlus.com