25 Shkurt, 2020 - 1:35 pm
Love e ka ndarë një fotografi nga dasma e saj me Kurt Cobainin, me rastin e 28-vjetorit të martesës së çiftit, dhe gati 26 vjet pas vdekjes së tij.
Këngëtarja dhe aktorja 55-vjeçare ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj fotografinë e shkrepur në vitin 1992, nga dasma e çiftit në Honolulu të Hawaiit, të cilën e përcolli me një mesazh prekës në kujtim të bashkëshortit të saj të ndjerë.
“Para 28 vjetësh ne u martuam në plazhin Waikiki të Honolulus. Më kujtohet ndjenja e thellë, e këndshme dhe marramendëse e dashurisë dhe sa me fat ndihesha. Ky burrë ishte një engjëll dhe e falënderoj shumë që është kujdesur për mua gjithë këto vite,” shkruhej në mesazhin e këngëtares Love.
Në këtë letër të hapur, ajo po ashtu ndau kujtime dhe e shprehi dashurinë e saj ndaj këngëtarit të ndjerë të bendit “Nirvana”, I cili u vetëvra vetëm dy vjet pas martesës.
Çifti, që ishte martuar vetëm disa muaj pasi e kishin filluar lidhjen e dashurisë në vitin 1991, e mirëpriti në jetë vajzën e quajtur, Frances Bean Cobain, vetëm gjashtë muaj pas dasmës. / KultPlus.com