27 Mars, 2019 - 10:09 am
Krijuesi i shumë hiteve, por i njohur në veçanti për krijimin e këngës “BonBon” të Era Istrefit, këngë kjo që kaloj kufijtë dhe arriti ta bëjë Erën të njohur në botë, Donat Prelvukaj, apo i njohur si Cricket, ka sjell remixin e këngës “Tavolina e Mërzisë”, kënduar nga Elvana Gjata, shkruan KultPlus.
Ky remix është mirëpritur edhe nga vetë këngëtarja e cila e ka shpërndarë në Instagram këngën.
Kjo këngë njëherit shënoi edhe rikthimin e Elvanës. Balada “Tavolina e Mërzisë” është realizuar nga Armend Rexhepagiqi e Aida Baraku. / KultPlus.com