17 Korrik, 2019 - 11:13 am
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shprehur gjithmonë krenare për rrënjët e saj.
Në pak javë, ajo do të vijë sërish në Kosovë, për të shijuar nga afër festivalin “Sunny Hill” të organizuar nga i ati i saj, Dukagjini.
Dua ndërkohë patriotizmin e saj nuk heziton që ta tregojë edhe përmes rrjeteve sociale, ndërsa një gjë të tillë e ka bërë së fundmi.
Ajo ka publikuar një video të shkurtër në InstaStory, ku ka shfaqur hartën e dikurshme të Ilirisë.
Në hartën në fjalë shihej edhe Dardania e dikurshme, ndërsa prejardhja ilire duket të jetë një prej krenarive më të mëdha të artistes shqiptare.
Dua përndryshe u lind në Londër, gjersa për një kohë të gjatë ka jetuar edhe në Prishtinë.
Familja e saj është me prejardhje nga Peja, gjersa talentin për muzikë, Lipa e ka trashëguar nga babai i saj, Dukagjini, i cili gjithashtu ka qenë këngëtar i njohru i muzikës’ rock’. /Telegrafi/ KultPlus.com