1 Nëntor, 2019 - 9:20 am
Dua Lipa është në prag të lansimit të këngës së saj më të re. Këngëtarja ia ofroi mundësinë një fëmije tetë vjeçar të quajtur Sam, që ta dëgjonte i pari këngën e saj të re me titull “Don’t start now”.
Ky moment ndodhi në emisionin e mëngjesit në BBC Radio 1, ku këngëtarja shqiptare ishte e ftuar së fundmi.
Pasi dëgjoi këngën e re të artistes së tij të preferuar, tetë vjeçari iu drejtua fitueses së çmimit ‘Grammy’ me kritikën e tij të plotë rreth projektit të ri.
“Mendoj se është absolutisht e shkëlqyer! Më pëlqen shumë. Unë mendoj se është më mirë se ‘Swan Song’”, tha ai referuar këngës “Swan Song”, që Dua e publikoi në janar të këtij viti.
Dua ishte e impresionuar me aftësitë e tetë vjeçarit, i cili mbajti mjaft mirë në mend fjalët e tekstit.
“Ju ishit aq i mirë!”, i tha Dua fansit të saj të vogël.
Ajo tha gjithashtu se ishte e lumtur që djaloshi Sam qe “personi i parë që dëgjoi këngën”.
“Unë e dua atë. Më pëlqen shumë”, e siguroi vogëlushi. “Fjalë për fjalë, unë mendoj se është më mirë se ‘Swan Song’”, përsëriti ai. /KultPlus.com