20 Maj, 2023 - 2:30 pm
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Romain Gavras janë shfaqur bashkë në Festivalin e Kanës. Kjo është dalja e parë publike e çiftit që prej disa kohësh janë në një lidhje.
Këngëtarja shqiptare dhe regjisori greko-francez shkëlqenin në ecjen në tapetin e kuq.
Dua, kishte veshur një fustan të zi e dukej shumë elegante ndërsa Romain, një kostum.
Çifti pozoi para kamerave dhe dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit./KultPlus.com