Dua Lipa bën dedikim emocionues për refugjatët

21 Qershor, 2019 - 5:10 pm

Këngëtarja shiptare Dua Lipa tashmë është angazhuar edhe me UNICEF për t’iu ardhur në mbrojtje fëmijëve, të cilët nuk kanë mbështetje dhe detyrohen të ikin nga shtëpitë e veta për shkak të luftës.

Së fundmi, Dua Lipa ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit e cila shfaqet e veshur me të zeza dhe në duar mban disa lule të cilat po jua shpërndan disa fëmijëve të cilët janë refugjatë.

“Në prill isha me shumë fat që pata mundësi të kisha një eksperiencë në Liban me UNICEF-in. Kam njohur fëmijë refugjatë dhe të rinj, dhe e pashë se sa të fortë e të guximshëm ishin që t’i përshtateshin çdo rrethane në konflikt. Mesazhi im për refugjatët është se ju tashmë jeni më të fortë se sa mendoni që jeni. Të gjithë fëmijëve ju nevojitet një vend i rehatshëm për të pushuar, të luajnë. UNICEF po i mban fëmijët të mbrojtur dhe i bën të buzëqeshin. Ne jemi prapa jush”- ka shkruar këngëtarja, 23-vjeçare.

https://www.instagram.com/p/By8gZ1oBs5d/?utm_source=ig_embed

Të ngjajshme