5 Nëntor, 2018 - 12:58 pm
Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë dy shqiptaret që mbrëmë “pushtuan” MTV EMA 2018 që u mbajt në Spanjë, shkruan KultPlus.
Dua Lipa e cila ishte e nominuar në katër kategori, doli nga kjo ngjarje e madhe me trofeun e “Best pop”, ndërsa Bebe Rexha elektrizoi mbrëmjen me një performancë të mahnitshme të këngës “I’m A mess”.
Pas mbrëmjes të dy shqiptaret kanë vazhduar mbrëmjen së bashku me miqtë e tyre, ku kanë hedhur valle shqipe duke krijuar një atmosferë të veçantë.
KultPlus ju sjellë videon e publikuar nga këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, duke e cilësuar këtë moment si më i miri i mbrëmjes./ KultPlus.com