2 Gusht, 2017 - 10:35 pm
Pas performancës së shkëlqyer në ‘Evropa Plus’ në Rusi, dhe shpërblimit me ‘pllakën e artë’ atje, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me fotografi profesionale, të cilat po i realizon shpesh kohën e fundit, shkruan KultPlus.
Së fundmi krijuesja e hitit ‘New Rules’, i cili deri më tani ka marrë më shumë se 63 milionë klikime në YouTube, ka realizuar disa fotografi me fotografja e njohur australiane, Pixie Levinson, më të cilën ajo ka bashkëpunuar disa herë, shkruan KultPlus.
Në fotografinë e realizuar, Dua duket mahnitëse, ku për dukjen e saj është përkujdesur, sitilisti i njohur britanik, Lorenzo Posocco.
‘Është ndjenjë aq e mirë jesh në shtëpi. Pix më kapi këtu duke gatuar darkën me një maskë në fytyrë, dhe duke dëgjuar 4:44, si dhe duke pirë qumësht me çokollatë. @pixielevinson’, ka shkruar Dua në një nga fotografitë e postuara në llogarinë e saj në Instagram. /KultPlus.com