Dua Lipa flet për këngën e re, zbulon detaje nga albumi i saj “Future Nostalgia” (VIDEO)

30 Janar, 2020 - 12:55 pm

Edhe pse këtë vit ajo nuk ishte nominuar për asnjë çmim në “Grammy Awards”, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pushtoi tapetin e kuq të dielën në mbrëmje e shoqëruar nga i dashuri i saj, modeli Anwar Hadid.

Ajo u ndalua nga “Billboard” në tepihun e kuq në “Grammy Awards 2020”, për të zbuluar më shumë detaje rreth këngës së re “Physical”, dhe se çfarë fansat mund të presin nga albumi i saj i katërt – “Future Nostalgia”.

Duke folur për këngën e saj të re, e cila lansohet nesër (31 janar), Lipa ka thënë së është inspiruar nga vitet e 80-ta.

“Ju mund të kërceni me të”, vazhdoi ajo. “Është me të vërtetë, më e çmendura prej këngëve të mia energjike”.

Se çfarë mund të presin fansat nga albumi i saj i katërt, këngëtarja tha që i gjithë koleksioni i këngëve lidhet me titullin dhe mënyrën sesi ajo i interpretoi ato.

“Unë kam punuar me fotografin Hugo Comte, dhe jam po ashtu një fanse e madhe e tij. Jam me të vërtetë e lumtur që punuam së bashku”, vazhdon më tej 24-vjeçarja.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=88&v=tdJSVA_eIvU&feature=emb_title

Në intervistë, Lipa është pyetur gjithashtu nëse ajo ka ndonjë zgjedhje për artistin e ri më të mirë, të cilës i përgjigjet se i do të gjithë të nominuarit.

“Ajo që unë jam vërtet e lumtur është se sa femra janë nominuar përsëri në atë kategori”. “Ne vetëm mund të shpresojmë të shohim gjithnjë e më shumë atë ndërsa vitet kalojnë”. / KultPlus.com

Të ngjajshme