10 Tetor, 2017 - 3:53 pm
Edhe Dua Lipa, kënga e së cilës sot u dëgjua në Prishtinë, e ka dashuruar Prishtinën sot në ditën kur ndodhi e para Paradë e Krenarisë e Komunitetit LGBT.
“Kosovo had its first pride parade today in Prishtina. Love is love. Në emër të dashnisë” ka shkruar Dua Lipa në Twitter sot, madje edhe në shqip, jo si zakonisht, shkruan KultPlus.
Sot u mbajt kësisoj e para Paradë e Komunitetit Gay, Lezbik, Transgjinor, Biseksual dhe Interseks në Prishtinë, pa ndonjë incident dhe krejt paqësore, siç është paralajmëruar. Dua Lipa kësisoj tregon se është krenare me Prishtinën dhe me njerëzit e orientimin e tyre seksual të çfarëdoshëm. / KultPlus.com