10 Mars, 2018 - 11:30 am
Dua Lipa ka pothuajse një javë që po qëndron në Australi dhe ka ndarë kohë edhe për intervista. Në një intervistë të realizuar atje, ajo është shprehur se po e shijon qëndrimin, shkruan KultPlus.
Dua Lipa ka diskutuar mbi vizitën që ka pasur në muzeun e Australisë dhe momentet që ka kaluar duke përfshirë takimin me një grup vajzash, me të cilat së bashku ajo pati uruar edhe Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Lipa po ashtu ka përmendur edhe fotografinë ku ajo shihet së bashku me dy anëtarët e grupit të saj, në një vaskë e rrethuar me lule, që ishte pjesë e instalacionit të Yayoi Kusama.
Në këtë intervistë ajo përveç momenteve të cilat i ka kaluar në Australi ka diskutuar edhe për çmimet që i ka fituar në Brit Awards.
“Ishte tmerruese fillimisht, pasi që nuk e kisha pritur. Ky çmim ka pasur shumë rëndësi për mua. Ka pasur shumë gra të cilat më kanë inspiruar dhe që kanë qenë në atë skenë. Pastaj, për shkak të shumë grave që kanë qenë në atë skenë, unë bëjë këtë që e bëjë sot. Prandaj ishte edhe e drejtë që t’i falënderoja ato gra që më kanë inspiruar e që më kanë dhënë mundësinë që të ëndërroj”, është shprehur ajo për çmimin që mori, si artistja më e mirë.
https://www.youtube.com/watch?v=Ta89LMm-R0s
Ndërsa më pas ka vazhduar bisedën mbi hapjen e një shampanje brenda në taksi, bisedë kjo që ka sjellë të qeshur gjatë intervistës. Për të vazhduar tutje bisedën për këngën e saj më të re “IDGAF”.
“Nuk i shoh fëmijët duke e thënë këtë fjalë në prani të prindërve të tyre. Shoh fëmijë duke e thënë këtë fjalë kur janë vetëm, ndoshta fshihen”, ka qeshur ajo, kur është pyetur sesi ndihet ndaj titullit të këngës së saj “IDGAF”, akronim i fjalisë “I Don’t Give A Fuck”. Këngë kjo e cila është konsideruar si ‘himn për të mos qarë kokën për lidhjet’. /KultPlus.com