14 Nëntor, 2018 - 12:00 pm
Së shpejti, në Britani të Madhe do të mbahet një koncert i madh për bamirësi për të pastrehët i organizuar nga organizata “Streets of London”.
Për këtë koncert janë shprehur të gatshëm që të marrin pjesë shumë artistë, ku në mesin e tyre edhe pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, transmeton Koha.net.
Koncerti do të mbahet muajin e ardhshëm në stadiumin “Wembley Arena”, në Londër.
Përveç Lipës, në koncertin për bamirësi për të pastrehët kanë konfirmuar se do të marrin pjesë edhe Ellie Goulding, Bastille, Mabel, Sigrid, Grace Carter, Jax Jones dhe Dermot Kennedy.
“Streets of London” e organizon këtë koncert të madh çdo vit për pesë vite me radhë dhe deri tani ka mbledhur mbi 300,000 funte./ KultPlus.com