3 Mars, 2020 - 10:43 am
Dua Lipa ka një bashkëpunim të suksesshëm me markën e njohur të veshjeve “Pepe Jeans”, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa ka lajmëruar për lansimin e koleksionit të ri “pranverë/verë 2020”.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga fushata reklamuese si dhe një video reklamuese.
Ky bashkëpunim mes Dua Lipës dhe “Pepe Jeans” ka qenë shumë i suksesshëm qysh në fillim dhe po vazhdon të mbajë këtë ritëm.
Koleksionet e kaluara #DUAFORPEPE përmbanin veshje më glamuroze dhe për mbrëmje, ndërsa koleksioni i ri përbëhet më shumë nga bluza, pantallona dhe fustane me ngjyra të lehta, të përshtatshme për veshje ditore dhe për stinët e pranverës dhe verës.
Koleksioni tashmë ka dalë në shitje, dhe gjithë të interesuarit mund t’i bëjnë porositë e tyre.
Ky është vetëm njëri nga bashkëpunimet e suksesshme që Lipa ka me marka të njohura botërore, madje ajo po cilësohet edhe si ikonë e modës. / KultPlus.com