22 Shkurt, 2018 - 2:39 pm
Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa mbrëmë u kthye me dy trofe nga nata e madhe e Brit Awards 2018 që mblodhi yjet e muzikës, shkruan KultPlus.
Ajo në këtë ceremoni arriti kulmin e suksesit të saj, që tashmë ka nisur me hitin “New Rules”. Dua Lipa, u ngjit dy herë në skenë për të marr çmimin “Artistja më e mirë femër” dhe “Artistja më e mirë debutuese”.
Sot, Dua Lipa përmes një postimi në “Instagram” ka shprehur emocionet e mbrëmjes së kaluar.
“Nuk mund ta besoj! Jashtëzakonisht e nderuar dhe e lumtur që u shpërbleva me çmimin “Artistja më e mirë” dhe “Artistja më e mirë debutuese”. Gjithmonë falënderuese për natën më të mirë të jetës time”, ka shkruar këngëtarja Dua Lipa./ KultPlus.com